Udhëheqësit evropianë do të takohen në Paris për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme ushtarake

Evropë

Udhëheqësit evropianë do të takohen në Paris për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme ushtarake

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Ose do të ketë një zgjidhje paqësore, ose Evropa do të dërgojë avionë luftarakë.

Kjo ka të bëjë kryesisht me sjelljen e Putinit në tryezën e negociatave, thotë komentatori i aksioneve Karl Johan Molnes.

Udhëheqësit evropianë u habitën kur u publikua lajmi se presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin dakordue të zhvillonin bisedime paqeje për Ukrainën, pa marrë pjesë as  Ukraina dhe as Evropa në tryezën e bisedimeve.

Si rezultat i negociatave, liderët evropianë po planifikojnë një takim urgjent në Paris për të diskutuar implikimet e bisedimeve mbi Ukrainën dhe me çfarë burimesh ushtarake mund të kontribuojnë vendet evropiane.

– Mendoj se këtu ka dy rezultate të mundshme; "Ose gjendet një zgjidhje paqeje dhe vijat e frontit ngriren, ose Evropa dërgon avionë luftarakë dhe nxjerr jashtë të gjithë liderët ushtarakë të fshehur nëpër  bunkerët afër frontit," thotë Molnes.

– Ukraina është në rrugë të mirë për të hequr rafineritë dhe nëse komuniteti ndërkombëtar zbaton sanksionet kundër flotës së fshehtë të Rusisë në mënyrë më efektive, kjo do të përfundojë me të shpejt lojën për Putinin./Torgeir Kveim Sti për Finansavisen përktheu Hamdi Rafuna

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat