Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje që Presidenti Donald Trump po ndërmjetëson me Rusinë, nëse Ukraina nuk merr pjesë në negociata.
kwshtu ka deklaruar presidenti i Ukrainws për NBC News, pasi Trump tha se SHBA do të fillojë “menjëherë” negociatat me Rusinë, por ende nuk është zotuar që Ukraina të ketë një vend të barabartë në tryezë.
Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave në Abu Dabi, në nisje të vizitave të tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë.
Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është në dijeni të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite dhe konsideron që asnjë negociatë për Ukrainën, por pa Ukrainën, nuk do të ketë rezultat.
“Nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë Zelensky gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Nuk do t’i njohim këto marrëveshje”, ka thënë ai.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka thënë të hënën pasdite se askush nuk do t’ia imponojë Zelenskyt marrëveshjen për paqe dhe që “ai dhe njerëzit e tij do ta marrin atë vendim”