Rusia nisi një sulm të madh me dronë në Ukrainë gjatë natës së të martës, pak para se përfaqësuesit e Moskës të hapnin bisedimet me një delegacion amerikan në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës trevjeçare.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 176 dronë, duke iu afruar rekordit me 188 drone të lëshuar në nëntor, të nisur nga gjashtë drejtime të ndryshme.
Forca Ajrore njoftoi në “Telegram” se rrëzoi 103 drone. Ata ranë në rajonet Kirovohrad, Kharkiv, Kiev dhe Cherkasy, tha forcat ajrore.
Pala amerikane përbëhet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Lindje të Mesme, Steve Wikoff.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yury Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, përfaqësojnë Rusinë.
Takimi i 18 shkurtit në Riad zhvillohet pas intensifikimit të përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë, ndonëse taktikat kanë tronditur qarqet diplomatike në Kiev dhe Evropë, meqë ka paqartësi për llojin e marrëveshjes që mund të arrihet në të ardhmen, me qëllim të dhënies fund të luftës.