Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se Rusia po përpiqet t’i përçajë BE-në dhe SHBA-në.
Një koment të tillë ajo e bëri pas bisedës që pati sonte me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pas bisedave që ky i fundit ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov në Arabinë Saudite.
“Bashkë me ministrat e jashtëm evropianë, fola me sekretarin Rubio pas bisedimeve të tij në Riad.
Rusia do të përpiqet të na përçajë. Të mos biem në kurthet e tyre. Duke punuar së bashku me SHBA-në, ne mund të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – sipas kushteve të Ukrainës”, ka shkruar ajo në platformën X.