Zelensky inkurajon të dërguarin amerikan për Ukrainën të flasë me vendasit gjatë vizitës në Kiev

Evropë

Zelensky inkurajon të dërguarin amerikan për Ukrainën të flasë me vendasit gjatë vizitës në Kiev

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 14:22
Foto nga takimi

Volodymyr Zelensky ka inkurajuar të dërguarin e SHBA për Ukrainën që të flasë me vendasit për luftën gjatë vizitës së tij në Kiev.

Presidenti ukrainas i ka bërë thirrje Keith Kellogg që të flasë me vendasit për mënyrën se si ata e shohin këtë luftë, duke shkuar dhe vizituar ata dhe të shoh se çfarë thonë ata për komentet e Donald Trump për Ukrainën.

Zelensky shpreson se do të ketë bisedime me zyrtarët e inteligjencës së sigurisë, për t’u “përpjekur të zbulojë të vërtetën e tokës për sa i përket Ukrainës”.

Në anën tjetër, Trump ka bërë thirrje që të ketë zgjedhje të reja në Ukrainë si dhe kontestuar mbështetjen e Zelenskyt në popull.

E si kundërpërgjigje Zelensky bëri të qartë se nuk e ka ndërmend t’ia jep SHBA-së një përqindje të mineraleve të rralla ,në këmbim të vazhdimit të ndihmës ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat