​Baerbock: Bisedimet SHBA-Rusi 'mund të jenë të dobishme'

Evropë

​Baerbock: Bisedimet SHBA-Rusi 'mund të jenë të dobishme'

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 17:20
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përsëriti se Evropa duhet të përfshihet në bisedimet e paqes në Ukrainë, por gjithashtu theksoi se bisedimet midis SHBA dhe Rusisë "mund të bëhen të dobishme" për përparimin e ardhshëm.

Baerbock theksoi se "vetëm Evropa mund të arrijë paqen në Evropë", por shtoi se fillimi i negociatave mund të jetë i dobishëm.

“Fakti që amerikanët po negociojnë me Rusinë, dhe gjithashtu për ta bërë përsëri plotësisht funksionale ambasadën e tyre ruse, mund të jetë i dobishëm për negociatat e ardhshme”, tha Baerbock, njofton Ministria e Jashtme gjermane.

Kujtojmë, delegacionet nga Uashingtoni dhe Moska u takuan dje në Arabinë Saudite, por nuk u ftua pala ukrainase dhe as përfaqësues të vendeve evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat