​Meloni viziton Papën

Evropë

​Meloni viziton Papën

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 17:45
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi sot Papa Françeskun në një spital të Romës ku po trajtohet për pneumoni.

Ajo pas takimit u tha gazetarëve se ata qeshën dhe bënin shaka dhe se Papa u përgjigj mirë gjatë komunikimit.

"Jam shumë e lumtur që e gjeta zgjuar që të fliste. Si gjithmonë, bëmë shaka dhe mund të them se ai nuk e ka humbur sensin e humorit", tha Meloni.

Kryeministrja Meloni i përcolli Françeskut urimet më të mira të anëtarëve të qeverisë së saj për një shërim të shpejtë, njoftoi Pallati Chigi.

Papa (88) ka pneumoni, e cila po e komplikon trajtimin e tij, njoftoi dje Vatikani. Ai u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt. Françesku, i cili u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë që nga viti 2013, ka pasur grip dhe probleme të tjera shëndetësore disa herë gjatë dy vjetëve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat