​Ukraina do të mbrojë të drejtën e saj për të ekzistuar, thotë Andriy Sibiha

Evropë

​Ukraina do të mbrojë të drejtën e saj për të ekzistuar, thotë Andriy Sibiha

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:07
Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha

Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha deklaroi sot se askush nuk mund ta detyrojë vendin e tij të heqë dorë nga të drejtat e tij, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump kritikoi Ukrainën dhe presidentin e saj Volodomyr Zelensky.

“Ne do të mbrojmë të drejtën tonë për të ekzistuar”, ka shkruar Sibiha në platformën X.

Mesazhi erdhi menjëherë pasi Trump sulmoi ashpër Volodymyr Zelensky në një postim në Truth Social, duke e quajtur "diktator" për shkak të refuzimit për të mbajtur zgjedhjet në Ukrainë.

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, tha se Ukraina tani ka nevojë për "plumba, jo fletëvotime".

Në një postim në X, ai theksoi se Zelensky "u zgjodh në zgjedhje demokratike" dhe se sot ai "po udhëheq luftën për liri". Stefanchuk deklaroi gjithashtu se Rusia "kurrë nuk ka qenë për paqe" dhe i bëri thirrje Perëndimit të rrisë dërgesat e armëve dhe të vendosë sanksione shtesë ndaj Moskës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat