Gjykata e Bosnjës do të shpallë aktgjykimin më 26 shkurt, vjen kërcënimi i Dodikut

Evropë

Gjykata e Bosnjës do të shpallë aktgjykimin më 26 shkurt, vjen kërcënimi i Dodikut

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 21:10
Milorad Dodik

Aktgjykimi ndaj liderit të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare do të shpallet më 26 shkurt, konfirmoi sot gjyqtarja Sena Uzunoviq.

Pas seancës në të cilën Dodik dhe mbrojtja e tij, dhe përfaqësuesit e Prokurorisë së BeH, paraqitën fjalët e tyre përfundimtare, Uzunoviq tha se ajo do ta shpallë aktgjykimin jo-përfundimtar të mërkurën e ardhshme, në orën 13:00.

Në fjalën e tij përfundimtare, Dodik i tha gjykatëses se ajo tani kishte një "përgjegjësi të madhe" për të vendosur nëse do të vepronte në bazë të ligjit apo politikës.

Pas seancës, ai u tha gazetarëve jashtë selisë së Gjykatës së BeH se në rast të një vendimi fajësie, Parlamenti i Republikës Serbe do të vepronte menjëherë dhe "do të merrte vendime të rëndësishme".

"(Një) vendim fajësie mund t'i jep një goditje vdekjeprurëse Bosnje dhe Hercegovinës," kërcënoi Dodik, i cili pretendon se gjyqi është pjesë e një komploti që synon largimin e tij nga politika.

Prokurori Nedim Qosiq kërkoi që Dodik dhe drejtori i Gazetës Zyrtare të Republikës Serbe Milosh Lukiq, të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim afër maksimumit të parashikuar me ligj, që mund të jetë deri në pesë vjet.

Ai gjithashtu kërkoi që Dodik dhe Lukiq t'iu ndalohet mbajtja e posteve në organet ekzekutive ose legjislative për një periudhë dhjetëvjeçare, gjë që praktikisht do ta dërgonte presidentin aktual të RS në pension politik, pasi ai nuk do të kishte më të drejtë të kandidojë për postin në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat