Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase beson se këtë vit do të ketë armëpushim

Evropë

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase beson se këtë vit do të ketë armëpushim

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 14:52
Kyrylo Budanov

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase beson se Ukraina dhe Rusia me gjasë do të arrijnë një marrëveshje armëpushimi deri në fund të këtij viti.

“Mendoj se do të arrijmë një lloj regjimi për armëpushim gjatë këtij viti. Se sa do të zgjasë apo do të jetë efektiv është çështje tjetër”, tha Budanov gjatë një interviste.

“Shumica e komponentëve” ekzistojnë që të arrihet një marrëveshje armëpushimi gjatë këtij viti, shtoi kryespiuni ukrainas.

Megjithatë theksoi se është skeptik lidhur me efektivitetin e çfarëdo force paqeruajtëse, që mund të zbarkojë në Ukrainë.

“Më tregoni të paktën një vend të botës, ku paqeruajtësit kanë qenë efikas”, shtoi Budanov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat