​Vatikani: Papa kaloi natën në paqe, u ngrit e hëngri mëngjes

Evropë

​Vatikani: Papa kaloi natën në paqe, u ngrit e hëngri mëngjes

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 15:52
Papa Françesku

Papa Françesku, i cili ndodhet në spital që një javë për shkak të pneumonisë në të dyja anët e mushkërive, ka pasur një gjumë të mirë dhe është ngritur dhe ka ngrënë mëngjes, njoftoi sot Vatikani.

Papa 88-vjeçar po merr trajtim në spitalin Gemelli të Romës, ku u shtrua më 14 shkurt pasi kishte vështirësi në frymëmarrje për disa ditë.

Vatikani njoftoi të enjten për të dytën ditë radhazi se gjendja e Françeskut po përmirësohej lehtë, duke shtuar se "parametrat hemodinamikë mbeten të qëndrueshëm".

Selia e Shenjtë tha më parë se Papa kishte një infeksion polimikrobik, duke shtuar se ai do të qëndrojë në spital për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Një zyrtar i Vatikanit i paidentifikuar tha se Françesku nuk është në ventilator dhe po merr frymë vetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat