Thyhet objekti i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës

Evropë

Thyhet objekti i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 14:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Autorë të panjohur kanë hyrë mbrëmë në ambientet e Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës (NDNV) në Novi Sad.

Lokalet e NDNV janë të vendosura në “Qendrën Sportive dhe Biznesit të Vojvodinës”, e njohur më mirë si ‘Spens’.

Sipas informacioneve fillestare, jozyrtare, vjedhja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

‘Spence’ është një objekt që mbyllet për vizitorët në orën 22:00.

Policia ka qenë në vendngjarje dhe ka kryer hetimet, transmetojnë mediat serbe.

Sipas raporteve fillestare, vjedhja u raportua nga sigurimi i Spence, i cili dëgjoi alarmin.

Policia ka ardhur mbrëmjen e djeshme dhe ka bllokuar ambientet dhe mëngjesin e sotëm së bashku me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë hyrë për të kryer një hetim në vendngjarje me ekspertë mjeko-ligjorë.

Është konstatuar se përmes magazinës ka ndodhur një thyerje dhe deri më tani janë gjetur gjurmë.

Ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë gjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat