Aleksandar Jokiq, i identifikuar si pjesëmarrës në sulmet e organizuara ndaj studentëve të FDU-së, mbrëmë është shfaqur në shoqërinë e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në mitingun e tij në Pozharevc.
Dekanati i Fakultetit të Arteve Dramatike shprehu dënimin më të ashpër për vazhdimin e dhunës ndaj studentëve, veçanërisht në kuadër të faktit që Jokiq shfaqet në publik i shoqëruar nga Vuçiq.
Edhe pse prokuroria e hodhi poshtë kallëzimin penal ndaj Jokiq dhe të dëmtuarit bënë ankesë, Dekanati i Fakultetit të Arteve Dramatike mendon se pavarësisht nga procedurat ligjore, strukturat në pushtet nuk duhet të anashkalojnë ekzistencën e përgjegjësisë morale.
Po kështu, partia në pushtet, anëtar i së cilës është Jokiq, duhet të distancohet qartë dhe pa mëdyshje nga veprime të tilla, në vend që t'i shpërblejë dhe legjitimojë ato, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, përderisa autoritetet nuk e kuptojnë se pas këtyre protestave fshihet lufta për sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë morale, ne nuk shohim mundësinë e zgjidhjes, thuhet në deklaratë, raporton N1.
Dekanati i Fakultetit Juridik pret reagim urgjent dhe përgjigje konkrete nga institucionet kompetente, pasi siç thuhet në deklaratë, mosndëshkimi i dhunës dhe mbrojtja institucionale dhe morale e autorëve të saj janë të papranueshme.