Një person i vdekur në Francë, dy oficerë të plagosur; Macron e quan “terrorizëm islamist”

Evropë

Një person i vdekur në Francë, dy oficerë të plagosur; Macron e quan “terrorizëm islamist”

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 19:12 Përditësuar në ora: 20:12 më 22.02.2025
Pamje nga vendi i ngjarjes

Macron: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”

PARIS – Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se sulmi me thikë, nga i cili u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë në Francën lindore, ishte “terrorizëm islamist”. Më herët zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rastin.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite.

Një kalimtar i rastit u vra pasi u përpoq të ndërhynte, ndërsa tre punonjës policie u plagosën, shtoi zyra e prokurorisë.

“Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, u tha Presidenti Macron gazetarëve në kuadrin e punimeve të panairit të përvitshëm të fermerëve francezë, duke shtuar se ministri i brendshëm ishte nisur drejt qytetit Mulhouse.

I dyshuari është arrestuar, njoftoi zyra e prokurorisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat