​Shefi i ushtrisë zvicerane: Brenda një viti mund të dërgojmë 200 paqeruajtës në Ukrainë

Evropë

​Shefi i ushtrisë zvicerane: Brenda një viti mund të dërgojmë 200 paqeruajtës në Ukrainë

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Zvicra mund të kontribuojë në një mision paqeruajtës të ardhshëm në Ukrainë nëse kërkohet dhe qeveria bie dakord.

Kështu tha sot komandanti i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Süssli, në një intervistë gazetën SonntagsBlick.

"Ne ndoshta mund të sigurojmë rreth 200 ushtarë në nëntë deri në 12 muaj," tha Süssli për duke shtuar se qeveria dhe parlamenti do të vendosin nëse Zvicra do të ftohej për ta bërë këtë.

"Bisedat për dërgimin e paqeruajtësve janë thjesht hipotetike tani për tani, sepse është e paqartë se si do të zhvillohet situata midis Rusisë dhe Ukrainës. Nuk ka ende paqe dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Kombet e Bashkuara," tha ai.

Zvicra neutrale merr pjesë në disa misione paqeruajtëse në mbarë botën, me më të madhin në Kosovë, ku ka ushtarë të dislokuar në mbështetje të KFOR-it.

Fuqitë evropiane kanë diskutuar mundësinë e dërgimit të paqeruajtësve në Ukrainë në mes të përpjekjeve diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit, tri vjet pas agresionit ushtarak rus në shkurt 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat