Ukraina ka nevojë për 20 sisteme Patriot për t'u mbrojtur nga kërcënimet ajrore ruse.
Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë forumit "Ukrainë -Viti 2025" tha sot, se Ukraina është e gatshme të investojë të njëjtën shumë.
"Ne kemi nevojë për 20 prej këtyre sistemeve dhe kjo është padyshim 35 miliardë dollarë. Nëse SHBA na jep 35 miliardë dollarë në formën e sistemeve Patriot, ne do t'i konsiderojmë se i kanë investuar ato. Ne, nga ana tjetër, jemi të gatshëm të investojmë të njëjtën shumë nga ana jonë", tha Zelensky, raporton UNN.
Sipas tij, kostoja e një sistemi Patriot është rreth 1.5 miliardë dollarë (1.43 miliardë euro), megjithëse çmimi mund të rritet në 1.8 miliardë dollarë (1.72 miliardë euro) për shkak të luftës. Zelensky gjithashtu vuri në dukje se Ukraina nuk i ka marrë ende të gjitha sistemet Patriot që u njoftuan vitin e kaluar.