Vatikani jep detaje mbi shëndetin e Papës pas krizës respiratore

Evropë

Vatikani jep detaje mbi shëndetin e Papës pas krizës respiratore

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 21:42
Papa Françesku

Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë dhe ka pushuar, por gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. I shtruar që nga e premtja e javës së kaluar në spitalin Gemelli për shkak të një bronkiti që u shndërrua në pneumoni bilaterale, Papa Françesku dje pësoi një përkeqësim.

"Analizat e gjakut të kryera dje gjithashtu treguan një ulje të trombociteve, e shoqëruar me anemi, që kërkoi administrimin e transfuzioneve të gjakut.

Buletini vijonte duke theksuar se Papa vazhdon të jetë i vetëdijshëm dhe e ka kaluar ditën ulur në kolltuk, megjithëse në gjendje më të rënduar se një ditë më parë. Gjendja e tij mbetet kritike dhe, siç u shpjegua dje, ai ende nuk është jashtë rrezikut," thuhet në deklaratë. 

Papa u shtrua për herë të parë në spital më 14 shkurt pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Gjatë 12 viteve të tij si udhëheqës i kishës katolike romake, Papa është shtruar në spital disa herë, duke përfshirë në mars 2023, kur ai kaloi tre netë në spital. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat