Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga Siberia, shumë vende shënuan temperatura dyshifrore minus gjatë fundjavës dhe autoritetet paralajmëruan qytetarët që të mos dalin jashtë pa nevojë, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët.
Në qytetin malor Gole në Ardahan, mbrëmë është matur temperatura minimale prej minus 33.8 gradë dhe në fshatin Bezirhane të rrethit Van ka qenë 28.7 gradë nën zero.
Në Erzurum, ku temperatura e ajrit ishte minus 27.2 gradë, gjithçka ishte e mbuluar me akull, rrugët, xhamat e automjeteve dhe ndërtesave ishin ngrirë, kështu që shumë njerëz mbuluan makinat e tyre me batanije.
Sipas mediave turke, temperaturat në disa provinca turke kanë rënë nën minus 20 gradë.
Stambolli është goditur gjithashtu nga bora, trafiku është ngadalësuar, shkollat janë mbyllur, madje edhe trafiku detar është pezulluar.
Të gjitha shërbimet e urgjencës në vend janë në shërbim 24 orë në ditë.
Sipas parashikimit, moti do të ndryshojë që nga e marta, kur në Turqi temperaturat pritet të jenë mbi zero, ndërsa nga e enjtja pritet që temperaturat të kalojnë mbi dhjetë gradë.