Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon...

Evropë

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon...

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 15:33
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sapo është prononcuar për media në Kiev.

Duke pranuar përvjetorin e tretë të agresionit rus, Zelensky deklaroi se Ukraina tani ka “më shumë miq në botë se kurrë më parë”.

“Askush në botë nuk i beson gënjeshtrat ruse për vendin tonë dhe popullin tonë, madje edhe ata që u bënë aleatë të Rusisë”, tha lideri ukrainas, shkruan skynews.

Ai gjithashtu përsërit një mesazh që e ka dhënë disa herë më parë: “Ukraina duhet të jetë në tryezën e negociatave së bashku me Evropën”.

Bëhet e ditur se kjo ka të bëjë me bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës, të cilat deri më tani kanë përjashtuar aleatët evropianë dhe Kievin.

“Objektivi strategjik i Rusisë është Evropa, mënyra evropiane e jetesës dhe e ardhmja e Evropës”, ​​vazhdoi paralajmërimin Zelensky.

“Dhe e ardhmja e Evropës nuk mund të vendoset pa Evropën”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat