​Politikologu serb: Regjimit të Vuçiqit nuk i interesojnë jetët e njerëzve

Evropë

​Politikologu serb: Regjimit të Vuçiqit nuk i interesojnë jetët e njerëzve

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 11:14
Dushko Radosavljeviq

“Regjimi i Aleksandar Vuçiqit është regjimi që i ka rrahur më së shumti qytetarët e Serbisë në historinë moderne. Është e qartë se regjimit nuk i interesojnë jetët njerëzore. Pyetja e vetme që i ka mbetur policisë është se deri kur do të mbrojë një regjim që po rreh popullin”. Ky është vlerësimi i politologut serb, Dushko Radosavljeviq, rreth asaj që ndodhi dje në Novi Sad, kur policia u konfrontua me qytetarët dhe opozitën që ndodheshin para Këshillit të po atij qyteti.

Por krejt kjo, sipas tij nuk është aspak e habitshme sepse Vuçiq, duke pasur parasysh se vjen nga një mjedis radikal, opozitën e sheh si armik të gjakut. Derisa qytetarët e Serbisë nuk i bën hesap, shkruan n1.

“Kjo është fytyra e vërtetë e regjimit të Vuçiqit. Kjo ka qenë receta e tij që nga fillimi i qeverisjes së SNS-së. Vetëm se tani po ekspozohet sepse ka një lloj lëvizjeje rezistence, e drejtuar nga studentët dhe brezi i ri. Ekziston edhe një opozitë pa kokë që Vuçiq nuk e lejon as ta kundërshtojë herë pas here. Një shembull i vërtetë për këtë është sjellja e policisë, e cila lejon anëtarët e qeverisë të hyjnë në parlament dhe më pas poshtëron përfaqësuesit e opozitës duke u kontrolluar çantat dhe gjithçka”, ka thënë Radosavljeviq.

Megjithatë, ai ka shtuar se kjo nuk është aspak e habitshme sepse Vuçiq, duke pasur parasysh se vjen nga një mjedis radikal, opozitën e sheh si armik të gjakut.

“Ai i sheh ata si dikush që duhet të jenë me çdo kusht të paaftë. Dhe ky nuk është një mendim i rrezikshëm vetëm për gjendjen e demokracisë në vend, por edhe për gjendjen e marrëdhënieve njerëzore. Politikat e tij janë të tilla që sot për të disatën herë policia ka rrahur brutalisht njerëzit. Regjimi i Vuçiqit është regjimi që i ka rrahur më së shumti qytetarët e Serbisë në historinë moderne. Përdoret lehtë forca dhe shtrëngimi i policisë, opozita shpallet armike jo e regjimit, por e shtetit dhe rrihen lehtë njerëzit. Po ata që u rrahën sot janë fëmijët e dikujt. Në këtë mënyrë mbjell edhe vezën e qyqes dhe i ndan njerëzit, duke përcaktuar se kush është i mirë e kush i keq.“Ky është një fenomen shumë i shëmtuar që flet shumë për karakterin e drejtuesve të atij regjimi, të cilët padyshim nuk i shmangen asgjëje”, ka thënë ai.

Radosavljeviq ka kujtuar gjithashtu se në dy vitet e fundit kanë ndodhur dhjetëra vdekje të dhunshme, "në prani të autoriteteve, për shkak të neglizhencës së autoriteteve, për shkak të politikave dhe autoriteteve të këqija, për shkak të autoriteteve të korruptuara".

“Është e qartë se regjimit nuk i interesojnë jetët e njerëzve. Dhe kur diçka e tillë ndodh si dje, unë mendoj se ata janë të lumtur sepse kanë lëshuar një urdhër dhe sepse ka ende njerëz në polici që mund të rrahin njerëz. Thonë – opozitën e kemi rrahur, jo studentët. Edhe opozita është pjesë e popullit, ashtu si studentët. Ka ardhur koha që autoritetet të vijnë në vete dhe të pyesin veten nëse janë vetëm kukulla të një qeverie të paaftë dhe jolegjitime”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat