Sipas presidentit të Finlandës Shtetet e Bashkuara do të humbasin nëse Rusia fiton luftën e saj në Ukrainë teksa frika rritet në Evropë për synimet e Presidentit Donald Trump tre vjet pas pushtimit të Rusisë.
“ Lufta në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Kjo ka të bëjë me sigurinë evropiane dhe ka të bëjë me udhëheqjen amerikane,” tha presidenti Alexander Stubb në një intervistë nga kryeqyteti ukrainas.
Presidenti finlandez deklaroi se nuk ishte i shqetësuar për fuqinë e aleancës së NATO-s, së cilës vendi i tij iu bashkua në vitin 2023 pas dekadash balancimi të politikës së jashtme midis Lindjes dhe Perëndimit, duke shtuar se Finlanda është një “garantuese e sigurisë”.
Në intervistë, Stubb përvijoi një vizion të gjerë për një plan paqeje në Ukrainë në disa faza.S
E para do të ishte një forcimi, përpara negociatave i pozicionit të Ukrainës dhe presioni ndaj Rusisë , i dyti do të ishte një armëpushim me garanci sigurie për Ukrainën, i mbështetur nga Evropa dhe i ruajtur nga SHBA, dhe faza e tretë do të ishte një proces paqeje, duke diskutuar çështje të tilla si territori, financat dhe rindërtimi.
Presidenti finlandez theksoi se pranimi i Ukrainës në BE dhe NATO , si dhe siguria e Evropës, duhet të konsiderohet e panegociueshme.
I pyetur për rolin e mundshëm të Finlandës në çdo operacion paqeruajtës në Ukrainë, presidenti finlandez tha se është shumë herët për të folur për dërgimin e forcave në terren. “Në çdo rast, do të preferoja të shihja drone në ajër. Prandaj, besoj se mbështetja evropiane do të vijë në thelb nga ajri dhe deti dhe jo nga toka” përfundoi ai.