Policia gjermane ka gjetur sot në mëngjes trupat e pajetë të tre personave në një shtëpi në qytetin Neumark, në rajonin e Saksonisë.
Ndër të vdekurit janë dy fëmijë të vegjël – një djalë pesëvjeçar dhe motra e tij dyvjeçare, shkruajnë mediat.
Sipas mediave gjermane, policia mori një telefonatë rreth orës 8:30, pas të cilit inspektorët e policisë kriminale dhe administrata e policisë në Zwickau shkuan në vendngjarje.
Sipas informacioneve të deritanishme, fëmijët janë vrarë nga babai i tyre 55-vjeçar, i cili më pas ka kryer vetëvrasje duke u varur në apartament. Motivi i krimit nuk është i njohur për momentin.
“Kjo tragjedi është një shok për të gjithë, veçanërisht për ne që jemi prindër. Mendimet e mia janë me familjen dhe të gjithë ata që janë prekur në këtë qytet të vogël”, ka thënë Thomas Hennig, zyrtar lokal nga partia CDU.
Ndryshe, policia gjermane po vazhdon hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.