Putini mund të detyrohet të ndryshojë strategjinë!

Evropë

Putini mund të detyrohet të ndryshojë strategjinë!

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 22:28
Ushtarë

Ushtarë nga batalioni special Alkatraz i brigadës së 93-të të motorizuar, i përbërë nga ish të burgosur që dolën vullnetarë për të mbrojtur Ukrainën, në një vendndodhje të pazbuluar në rajonin e Donetsk më 20 shkurt 2025. (Foto: Genya SAVILOV / AFP) Foto: AFP/NTB

(…) Forcat ruse nuk kanë arritur të rivendosin lëvizshmërinë operacionale të nevojshme për të arritur rezultate të shpejta dhe të rëndësishme. Kjo mund ta detyrojë Putinin të rishqyrtojë strategjinë e tij si për luftën ashtu edhe për negociatat, nëse SHBA dhe Perëndimi do vazhdojnë të ofrojnë mbështetje vendimtare, sipas ISW….)

Eksperti kryesor në Institutin Norvegjez të Kërkimeve të Mbrojtjes (FFI), Tor Bukkvoll, nuk është domosdoshmërisht i befasuar, pse  Rusia nuk ka qenë në gjendje të mposhtë ukrainasit, dhe të merrë më shumë territor për të vendosë luftën në favor të saj.

– Po të më kishit pyetur para se të fillonte lufta, ndoshta do të thosha se jam shumë i befasuar, por nga një këndvështrim historik, nuk është aq e pazakontë që një fuqi ushtarake dukshëm më e dobët të arrijë të rezistojë. Shumë argumentojnë se mbrojtja kundrejt sulmit ndryshon gjatë historisë, si nga lloji i teknologjisë së armëve ashtu edhe nga mënyra e organizimit të forcave, thotë Bukkvoll.

Ai i referohet hulumtimit që shqyrton shembuj të konflikteve të armatosura që nga shekulli i 19-të, deri në ditët e sotme, ku një fuqi dërrmuese ushtarake ka sulmuar një fuqi më të dobët ushtarake. Për afërsisht 40 për qind të rasteve, fuqia ushtarake superiore ka dështuar.

Në situatën e sotme, është mjaft e qartë se mbrojtja është shumë më e lehtë se sulmi. Prandaj, shohim se pjesën më të madhe të territorit që ka marrë Rusia, e kanë marrë në javën e parë të pasluftës. Ata pushtuan shumë në fillim, por pas kësaj ata kanë pasur shumë pak përparime, në fakt kanë humbur shumë më tepër, prandaj kjo është interesante, thotë Bukkvoll.

Sipas grupit të ekspertëve, kostot e luftës së Rusisë po arrijnë një "pikë kthese", e cila mund të rrezikojë t'i japë ekonomisë ruse goditjen përfundimtare në formën e inflacionit të shfrenuar, mungesës së fuqisë punëtore, një shterim të rezervave të Rusisë, një deficit të madh të normës së lindjeve dhe faktorëve të tjerë që së bashku kontribuojnë në një krizë demografike me përmasa historike.

Rusia ka të ngjarë të përballet me një sërë problemesh materiale, njerëzore dhe ekonomike brenda 12 deri në 18 muajve nëse forcat ukrainase vazhdojnë të shkaktojnë dëme në ushtrinë ruse në fushën e betejës me ritmin aktual, gjë që ka të ngjarë të rrisë barrën ekonomike që do të ndiejë popullsia ruse në të ardhmen, shkruan ISW, sipas Ukrainska Pravda.

-Pavarësisht nga të gjitha sinjalet e rrezikut për ekonominë e Rusisë dhe pasojat shkatërruese, ISW dyshon se Vladimir Putin është vërtet i interesuar për paqen derisa të ketë arritur të gjitha qëllimet e tij me "operacionin special".

Putini vazhdon t'i sinjalizojë ushtrisë dhe shoqërisë ruse se ai nuk do t'i japë fund luftës derisa Ukraina të kapitullojë plotësisht! Ai nuk ka interes për një marrëveshje paqeje të negociuar që kërkohet nga Rusia të bëjë kompromis për qëllimet e saj të gjata të luftës. Kjo bëhet përkundër përpjekjeve të Putinit për të “sinjalizuar”  interesin për negociatat e paqes tek udhëheqësit perëndimorë, vëren ISW.

Gatishmëria e regjimit të Kremlinit për të sakrifikuar sistemet e armëve, ushtarët dhe burimet financiare në një shkallë të gjerë për të mbajtur përpjekjet e tij të luftës në Ukrainë nuk ka dhënë rezultate për të cilat  Putini shpresonte.)! Përktheu; H.R

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat