Aeroporti i Athinës anulon të gjitha fluturimet e 28 shkurtit për 24 orë

Evropë

Aeroporti i Athinës anulon të gjitha fluturimet e 28 shkurtit për 24 orë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 23:27
Aeroporti i Athinës

Udhëtarët që planifikojnë të fluturojnë për në Greqi më 28 shkurt duhet të presin ndërprerje të mëdha në udhëtimet e tyre.

Kontrollorët e trafikut ajror grek, do të bashkohen me një grevë kombëtare, që do të çojë në anulimin e të gjitha fluturimeve komerciale që hyjnë dhe dalin nga Aeroporti Venizelos i Athinës për 24 orë.

Ky aeroport, që zakonisht trajton mbi 400 fluturime çdo ditë, është më i madhi dhe më i ngarkuari në Greqi, si dhe porta kryesore ndërkombëtare e vendit. Ai gjithashtu shërben si një qendër e rëndësishme për shumë linja ajrore evropiane dhe ndërkombëtare.

Fluturimet esenciale, përfshirë transportin qeveritar, evakuimet mjekësore, aeroplanët ushtarakë, shpërndarjet e ndihmave humanitare dhe misionet e kërkim-shpëtimit, nuk do të ndërpriten.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre dhe të kërkojnë informacion mbi mundësinë e rimbursimeve apo ndryshimeve të udhëtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat