Në adresën e emailit të Gjykatës Themelore në Banja Lukë është dërguar një email në të cilin thuhet se në ambientet e Gjykatës është vendosur një mjet shpërthyes, njofton Departamenti i Policisë së Banja Lukës.
“Punonjësit e policisë veprojnë në përputhje me udhëzimet për sjelljen e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në rast të kërcënimit nga mjet shpërthyes ose mjete të tjera të rrezikshme”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Banja Lukës.
Ka përfunduar evakuimi i punonjësve dhe po kryhet një kontroll kundërsabotues.
Denoncimin në polici u bë rreth orës 08:20.