Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin e shkallës së parë për presidentin e entitetit të Republikës Serbe (RS) të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, duke e dënuar atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare dhe politike.
Pas shpalljes së vendimit, Dodik iu drejtua qytetarëve duke thënë se më është e rëndësishme për të është ky tubim mbështetës, sesa vendimet e gjykatës.
“Duhet të jemi të lumtur. Tani njerëzit këtu do t’ju thonë pse ne nuk jemi fajtorë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar, kam mësuar të përballoj gjëra më të vështira, është e rëndësishme për mua që jeni këtu”, tha shkurt ai.
Kujtojmë se ky është një gjykim i shkallës së parë, i cili në këtë moment nuk është përfundimtar, dhe do të bëhet përfundimtar pasi mbrojtja dhe akuza të bëjnë apel dhe vendimi i përfundimtaret të merret nga këshilli i shkallës së dytë të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Vendimi i shkallës së dytë pritet të shpallet deri në fund të këtij viti, shkruan klix.ba.
Nëse edhe vendimi përfundimtar do të jetë si i shkallës së parë, kjo do të thotë se Dodik në gjashtë vitet e ardhshme nuk do të mund të ushtrojë asnjë detyrë zyrtare apo politike.
Sa i përket dënimit me burg, pasi është dënuar me një vit burg, ai do të mund ta shlyejë këtë dënim për një shumë prej rreth 36 mijë KM (18407 euro), sipas ligjit në fuqi.