Danimarka do të ndalojë nxënësit të përdorin telefonat në shkollë

Evropë

Danimarka do të ndalojë nxënësit të përdorin telefonat në shkollë

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Qeveria daneze ka vendosur të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme shtetërore, si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.

Vendimi përfshin pothuajse të gjithë nxënësit e moshës 7 deri në 17 vjeç, të cilët nuk do të lejohen të marrin telefonat me vete në shkollë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende evropiane po miratojnë masa më të ashpra për kufizimin e aksesit të fëmijëve në teknologji dhe rrjete sociale, me qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor dhe nxitjen e ndërveprimit social.

Ky vendim pritet të zbatohet në të gjithë vendin, ndërsa shkollat do të punojnë për të krijuar mjedise më të përqendruara në mësim dhe mirëqenie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat