Policia franceze njoftoi se oficerët vranë një burrë që mbante thika në duar, pasi ai “u hodh” drejt tyre në periferi të Parisit.
Rreth orës 7:00 të mëngjesit (0600 GMT), policia iu afrua “një burri që ishte duke pritur në një stacion autobusi gjersa kishte thika në secilën dorë” në qytetin e Dugny, njoftoi policia e Parisit për AFP.
Burri “u hodh drejt tyre, pa thënë asnjë fjalë”, njoftuan ata. Një prej oficerëve përdori një “armë elektroshoku” pa efekt.
Një tjetër oficer më pas “përdori armën e tij,” duke plagosur burrin në gjoks.
“Atij iu dha ndihma e parë deri sa erdhi personle mjekësor. Pavarësisht kujdesit të dhënë, burri vdiq”, njoftoi policia.
Policia lokale dhe inspektorati përgjegjës për hetimin e keqbërjeve të policisë, i quajtur IGPN, kanë hapur një hetim.
Në vitin 2023, 36 persona vdiqën si pasojë e veprimeve të policisë, sipas IGPN-së.
Ky incident ndodhi pas arrestimit të një burri 37-vjeçar me origjinë algjeriane, i akuzuar për një sulm me thikë në qytetin lindor të Mulhouse, të shtunën, ku vrau një burrë portugez dhe plagosi shtatë oficerë policie dhe trafiku.
I dyshuari për sulmin në Mulhouse nuk kishte dokumente dhe ishte kërkuar të largohej nga territori francez.