Vështirësi të reja për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut

Evropë

Vështirësi të reja për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut

Më: 1 mars 2025 Në ora: 11:50
Kardinali Victor Manuel Fernandez duke u lutur në Vatikan për shëndetin e Papa Françeskut

Shëndeti i Papa Françeskut hasi në sfida të reja të premten ndërsa qëndron prej dy javësh i shtruar në spitalin e Romës, Gemelli.

Vatikani tha se një "incident i izoluar i frymëmarrjes" rezultoi në probleme për frymëmarrjen e papës 88-vjeçar, që mjekët e vendosën në vazhdim në pajisje respiratore.

Papa Françesku ishte i vetëdijshëm gjatë episodit dhe ishte në gjendje të bashkëpunonte dhe të merrte pjesë në masat e nevojshme për shërimin e tij.

Vatikani tha se papa mbetet “vigjilent dhe i orientuar mirë”.

Lajmi për ndërlikimin e së premtes pason tre ditë njoftimesh për një përmirësim të gjendjes mjekësore të Papa Françeskut.

Vatikani njoftoi gjithashtu të premten se Papa Françesku nuk do të drejtojë shërbesën të mërkurën e javës së ardhshme që shënon fillimin e sezonit të Pashkëve. Një zyrtar i lartë i Vatikanit do të jetë në vend të Papës./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat