Norvegjia planifikon të rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën

Evropë

Norvegjia planifikon të rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën

Më: 1 mars 2025 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Qeveria norvegjeze së shpejti do të kërkojë që parlamenti të rrisë mbështetjen e tij financiare për Ukrainën, tha kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere për transmetuesin publik NRK të shtunën.

“Sot mund të them se në një të ardhme të afërt do të kthehemi në parlament me një propozim për të rritur mbështetjen”, tha Stoere për NRK.

Parlamenti i Norvegjisë në fund të vitit të kaluar ra dakord të shpenzojë një total prej 35 miliardë korona norvegjeze (3.12 miliardë dollarë) për mbështetjen ushtarake dhe civile për Ukrainën në vitin 2025 dhe një total prej 155 miliardë korona në vitet 2023-2030.

Stoere do të takohet me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Londër të dielën.

Takimi i Zelenskty me presidentin amerikan Donald Trump përfundoi në një përplasje me fjalë mes të dyve,para mediave botërore në Shtëpinë e Bardhë për luftën me Rusinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat