Studentët në Nish: `Edikti Studentor` si thirrje për ndryshime

Evropë

Studentët në Nish: `Edikti Studentor` si thirrje për ndryshime

Më: 1 mars 2025 Në ora: 18:42
Protesta në Serbi

Protesta e madhe në Nish me emrin "Edikti Studentor" po mbahet me thirrjen e studentëve të Universitetit të Nishit. Mijëra njerëz janë mbledhur duke protestaur në disa rrugë në qendrën e qytetit. Studentët theksojnë se nuk janë të lodhur dhe janë të gatshëm të vazhdojnë protestat, duke u përpjekur për realizimin e kërkesave të tyre.

"Kërkesat nuk janë përmbushur". Ky është mesazhi kryesor nga protesta e madhe "Edikti Studentor", e cila po mbahet sot në Nish, ne shenim e katër muajve nga tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona.  

Studentët theksojnë se ky protest është fillimi i ndryshimeve, duke deklaruar se nuk do të pranojnë më padrejtësi, korrupsion dhe një sistem të paefektshëm.  

"E dimë situatën, por besoj me gjithë zemër në këtë kauzë. Gjithçka që organizojmë ka rëndësi për ne", tha nje studente.

"Po luftojmë për një Serbi ku qytetarët mund të jetojnë dhe të flasin lirshëm. Kjo e drejtë sot është e rrezikuar, por ne nuk do të dorëzohemi", shtoi nje student.

Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Mbretit Millan, ku në 11:52 u mbajt 15 minuta heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad. Pas kësaj, marshimi protestues vazhdoi nëpër rrugët kryesore të Nishit dhe afër Kalasë së qytetit.  

Në kuadër të protestës, u organizua një program kulturor-edukativ. Mijëra qytetarë nga e gjithë Serbia kanë ardhur për të mbështetur studentët.  

"Besoj se kësaj qeverie do t’i vijë fundi shpejt. Duhet të krijojmë një masë kritike dhe të kërkojmë përgjegjësi", thote nje qytetar.

"Erdhëm për të mbështetur studentët, sepse besojmë se kjo është një betejë për shtetin e së drejtës", tha nje qytetare.

Protesta në Nish është pjesë e një vale demonstratash që po zhvillohen prej muajsh. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar studentët në bisedime, duke pretenduar se kërkesat e tyre janë përmbushur.  

Megjithatë, ata kanë refuzuar ftesën, duke theksuar se presidenti nuk është autoriteti kompetent për të zgjidhur çështjet e tyre. 

Studentët kërkojnë që institucionet të marrin përgjegjësinë, ndërsa paralajmërojnë protesta edhe më të mëdha në të gjithë Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat