Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar tha se "asnjë marrëveshje" nuk është arritur në mes të francezëve dhe britanikëve për një plan armëpushimi njëmujor për Ukrainën.
I pyetur për planin, për të cilin presidenti francez, Emmanuel Macron i tha një gazete franceze të dielën, Luke Pollard i tha BBC-së se "Ky nuk është një plan që ne e njohim aktualisht".
Ai shtoi se “një sërë opsionesh të ndryshme” po diskutohen “privatisht”.
Luke Pollard thotë se ajo që ka rëndësi është ndërtimi i një plani që sjell paqe të qëndrueshme "sa më shpejt të jetë e mundur".
Ai gjithashtu i tha BBC-së se SHBA është "një aleat kyç" dhe "do të ketë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar", duke përmendur "marrëdhëniet e thella të mbrojtjes" midis dy vendeve.
Kjo vjen pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer mbajti një samit të liderëve evropianë për të diskutuar arritjen e paqes në Ukrainë, vetëm dy ditë pas vizitës dramatike të presidentit të Ukrainës, Volodymr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.