Zelensky: Ata që duan negociata nuk i godasin njerëzit me raketa

Evropë

Zelensky: Ata që duan negociata nuk i godasin njerëzit me raketa

Më: 3 mars 2025 Në ora: 13:05
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë një video që tregon dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në Ukrainë në ditët e fundit.

Ai tha se Ukraina po lufton për “jetë normale dhe të sigurt që meriton” dhe “për një paqe që është e drejtë dhe e besueshme”.

“Ata që duan negociata nuk i godasin qëllimisht njerëzit me raketa balistike”, tha Zelensky.

Ndryshe, lideri ukrainas njoftoi se në javën e kaluar, më shumë se 1,050 dronë sulmues, pothuajse 1,300 bomba ajrore dhe më shumë se 20 raketa janë lëshuar në Ukrainë “për të shkatërruar qytete dhe për të vrarë njerëz”, shkruan skynews.

Sipas tij, forcimi i mbrojtjes ajrore të Kievit, mbështetja e ushtrisë dhe garancitë efektive të sigurisë “do ta bëjnë të pamundur kthimin e agresionit rus”.

Së fundmi Zelensky ka pasur takime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Ndërsa ka marrë pjesë edhe në samitin e Britanisë në Londër për paqen në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat