Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, nëse ai e fton sërish që të “zgjidhin probleme reale”.
“Jemi te denjë për një dialog të barabartë, për një dialog konstruktiv… Nëse Trump më fton të zgjidh problemet reale, për çështje serioze dhe veprime e përgjigje reale, vendimtare – do të shkojë”, tha Zelensky pas pjesëmarrjes në një samit të sigurisë të liderëve evropianë në Londër.
Zelensky zgjodhi me kujdes fjalët e tij pas përplasjes me Trumpin dhe zëvendëspresidentin JD Vasnce gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shtoi se mbajtja takim para kamerave dhe plotësisht publike nuk ishte pozitive për asnjërën palë – pra as SHBA-të por edhe Ukrainën.
Bloomberg shkruan se gjatë qëndrimit në Londër, Zelensky ka refuzuar pyetjet e gazetarëve në gjuhën angleze nga frika se mund të keqinterpretohet apo keq citohet.