Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se do të prezantojë një plan për forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes para vendeve anëtare të BE-së.
Plani i “Riarmatosjes së Europës” do të prezantohet më 4 mars përmes një letre zyrtare.
Duke folur me gazetarët në Londër pas përfundimit të samitit të mbrojtjes të Ukrainës, Von der Leyen theksoi se nevojiten “garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë”. Sipas saj fokusi nuk është vetëm në furnizimin ushtarak, por edhe për shembull në sigurimin e sistemit të tyre energjetik.
“Ne jemi duke përgatitur intensivisht Këshillin Evropian së bashku me Presidentin Kosta. Në të vërtetë, nesër do t’i informoj vendet anëtare me letër për planin e Evropës së Armatimit. Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë për një ngritje masive të mbrojtjes. Ne duam një paqe të qëndrueshme. Por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm me forcë. Dhe forca fillon me forcën brenda nesh. Ky është qëllimi i planit që do t’ua paraqes shteteve anëtare nesër ,” Riarmatoseni Evropën” përfundoi ajo.