Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky edhe një herë ka sqaruar se janë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kanë marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është mirënjohje për ruajtjen e pavarësisë së Ukrainës.
Volodymyr Zelensky edhe një herë ka theksuar se garantimi i sigurisë, është çelësi për paqe.
“Si rezultat i këtyre ditëve, ne shohim një mbështetje të qartë nga Evropa. Edhe më shumë unitet, edhe më shumë vullnet për bashkëpunim. Të gjithë janë të bashkuar për çështjen kryesore – që paqja të jetë reale, ne kemi nevojë për garanci reale të sigurisë.
Dhe ky është pozicioni i gjithë Evropës – i gjithë kontinentit. Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Turqia. Sigurisht, ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara. Nuk ka pasur ditë që të mos kemi ndjerë mirënjohje. Është mirënjohje për ruajtjen e pavarësisë sonë – qëndrueshmëria jonë në Ukrainë bazohet në atë që partnerët tanë po bëjnë për ne – dhe për sigurinë e tyre. Ajo që na duhet është paqja, jo lufta e pafund. Dhe kjo është arsyeja pse ne themi se garancitë e sigurisë janë çelësi për këtë”, ka shkruar ai në X.