Sot, më 3 mars, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë ka njoftuar për një dështim akut të frymëmarrjes që ka përjetuar Ati i Shenjtë, i shkaktuar nga akumulimi i mukusit endobronkial dhe bronkospazma.
Për të trajtuar këtë problem, janë kryer dy bronkoskopi dhe aspirimi i sekrecioneve të bollshme.
Pas procedurave, është rifilluar ajrimi mekanik joinvaziv. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Ati i Shenjtë ka qëndruar vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues gjatë gjithë kohës.
Prognoza e tij mbetet ende e rezervuar, ndërsa Papa vazhdon të trajtohet në Poliklinikën Gemelli, ku është shtruar që nga 14 shkurti.