Riarmatoset Evropa –Von Der Leyen, paraqet Planin e Madh

Evropë

Riarmatoset Evropa –Von Der Leyen, paraqet Planin e Madh

Më: 4 mars 2025 Në ora: 12:48
Ursula Von Der Leyen

Ursula Von Der Leyen, e ka gati planin me pesë pika për Riarmatimin e Evropës, siç e quajti ajo vetë.

Në një paraqitje nga Brukseli mëngjesin e së martës, kryetarja e Komisionit Evropian, njoftoi se i dërgoi një letër për këtë çështje liderëve të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët mblidhen të enjten në një takim special.

“Evropa është gati të marrë përgjegjësitë e saj, riarmatimi i Evropës, do të mund të mobilizonte afër 800 miliardë euro, shpenzime në mbrojtje. Për një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme. Natyrisht që ne do vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë në NATO. Ky është momenti për Evropën dhe ne jemi gati të marrim përgjegjësi”, tha von Der Leyen.

Politikania gjermane, ish- ministre e mbrojtjes së shtetit të saj, theksoi se bazuar në zhvillimet dramatike të sigurisë dhe gjeopolitikës në botë “Nuk bëhet fjalë më që siguria e Evropës është në rrezik, por se sipas saj çështja reale sipas saj është tani A është Evropa gati të përgjigjet me vendosmëri ashti siç e dikton situata”.

“Ky set i propozimeve; fokusohet në atë se si të përdoren gjitha levat financiare që i kemi në dispozicion, në mënyrë që të ndihmojmë shtetet anëtare të BE-së, që shpejt e në mënyrë domethënëse të rrisin shpenzimet mbrojtëse. Tani kjo është urgjente, por edhe në periudhën e gjatë , nëpër këtë dekadë”, shtoi presidentja e KE-së.

Riarmatimi sipas presidentes Von-Der Leyen, nënkupton mbrojtje raketore e ajrore, sisteme artilerie, municion e sisteme-anti-dronëve Me planin e saj, e para e Komisionit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat