Papa Francesku në gjendje të qëndrueshme! Nuk ka pasur kriza respiratore

Evropë

Papa Francesku në gjendje të qëndrueshme! Nuk ka pasur kriza respiratore

Më: 4 mars 2025 Në ora: 22:07
Papa Francesku

Në ditën e sotme, sipas një njoftimi nga Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë, gjendja klinike e Papa Franceskut ka mbetur e qëndrueshme. Ai nuk ka pasur episode të insuficiencës respiratore.

Njoftimi thekson se Papa nuk ka ethe, gjithmonë i vëmendshëm dhe i bashkëpunueshëm me terapitë. Në mëngjesin e sotëm, ai ka kaluar në terapi oksigjenimi me fluks të lartë dhe ka realizuar fizioterapi respiratore.

Po ashtu, gjatë natës, siç ishte parashikuar, do të rifillojë ventilimin mekanik jo-invaziv deri në mëngjesin e nesërm. Prognoza mbetet e rezervuar. Gjatë ditës, Papa ka kaluar mes lutjeve dhe pushimit dhe këtë mëngjes ka marrë Eukaristinë.

Një ditë më parë, sipas njoftimit të mëparshëm nga Salla e Shtypit, Papa kishte pësuar dy episode të insuficiencës respiratore akute, të shkaktuara nga një grumbullim i rëndë i mukusit endobronkial dhe bronkospazmës. Për këtë arsye, janë realizuar dy bronkoskopi dhe është bërë aspirimi i sekrecioneve të shumta. Pasdite, u rikthye ventilimi mekanik jo-invaziv. Gjithashtu, Papa ka mbetur i vëmendshëm, i orientuar dhe bashkëpunues gjatë gjithë kohës.

Gjendja e Papa Franceskut vazhdon të monitorohet me kujdes nga mjekët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat