Një adoleshent ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në jug të Londrës.
Policia Metropolitane tha se 16-vjeçari u vra në Paradise Road, pranë stacionit të metrosë Stockwell.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nga Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe Ambulanca Ajrore e Londrës, adoleshenti u shpall i vdekur në vendngjarje, shkruan Sky News.
Në një deklaratë, Policia tha se nuk ka ende asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë, por kanë nisur hetimet për vrasje. Gjithashtu po punohet për identifikimin e viktimës.