“Putin është penduar për luftën në Ukrainë”, Lukashenko: Nuk mendoi se situata do përshkallëzonte në këtë mënyrë

Evropë

“Putin është penduar për luftën në Ukrainë”, Lukashenko: Nuk mendoi se situata do përshkallëzonte në këtë mënyrë

Më: 5 mars 2025 Në ora: 12:43
Vladimir Putin- Lukashenko

Vladimir Putin ‘është penduar’ që shkaktoi një luftë në shkallë të gjerë që kushtoi qindra mijëra jetë, ka pohuar aleati i tij më i ngushtë ndërkombëtar, Alexander Lukashenko.

“Nuk kemi folur për këtë, por e njoh mirë. Putini nuk e priste që do të kthehej në një luftë të tillë”, u shpreh presidenti bjellorus.

Miku i afërt i Putinit i tha intervistuesit Mario Nawfal në X: “Kur pa një numër të madh njerëzish që vdisnin, Putin menjëherë ra dakord për negociatat për të ndaluar konfliktin”.

Kjo ishte më herët gjatë luftës, në 2022, dhe, pretendoi Lukashenko, Putin ishte gati të negocionte ‘për NATO-n , për demilitarizimin, për denazifikimin’, siç e përshkroi ai, ‘për të mos vrarë rusishtfolësit e Ukrainës, për të mos goditur gjuhën ruse në Ukrainë’.

“Ishte e gjitha në rendin e ditës. Ai donte të negocionte kur pa se në çfarë ishte kthyer kjo situatë”, tha ai.

“Kështu që unë mendoj se ai ndoshta i vjen keq që u kthye në një konflikt kaq të gjerë, një luftë, të cilën ai ndoshta nuk e priste.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat