Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë se duhet të bëjnë gjithçka që munden, siç u shpreh ai, për të siguruar që SHBA, Evropa dhe Ukraina të punojnë së bashku për paqen e qëndrueshme.
Starmer është shprehur se vet po bën gjithçka që mundet, raporton BBC.
“Po bëj çdo gjë që mundem për të luajtur rolin tim”, ka thënë Starmer.
Ai thotë se është në kontakt të rregullt me ”lojtarët kryesorë”, duke shtuar se ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dje pasdite.