Operatorët ukrainas të sistemeve raketore amerikane Patriot i kanë bërë thirrje amerikanëve të qëndrojnë pranë Ukrainës siç ka bërë deri më sot.
Një video e shpërndarë nga ushtria ukrainase, shihet operatori i sistemit raketor Patriot duke falënderuar popullin dhe qeverinë amerikane për ndihmën e ofruar.
Madje thotë se me armët amerikane po arrijnë të mbrojnë qytetet e tyre nga agresioni rus që filloi tre vite më parë.
“Falënderojë gjithë popullin amerikan që po na sigurojnë armë. Falë mbështetjes tuaj, jemi akoma gjallë, dhe po arrijmë të mbrojmë qytetet dhe civilët që jetojnë në to. Faleminderit popullit amerikan”, thotë ky operator ukrainas.
Aty shihet edhe një prej pilotëve të shumtë ukrainas, që janë trajnuar për të pilotuar aeroplanët luftarak amerikanë F-16 që u janë dhënë nga ushtria amerikane.