Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ndarë një mesazh në X teksa ka mbërritur në samitin e sotëm në Bruksel.
Von der Leyen tha se “Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm”.
Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e samitit të sotëm për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në kontinent, shkruan skynews.
“Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë”, shton presidentja e Komisionit Evropian.
Ndryshe, Franca së fundmi ka njoftuar se do të konsiderojë shtrirjen e mbrojtjes së arsenalit të saj bërthamor për aleatët e saj.
Ndër tjera, paralajmëroi se Evropa duhet të jetë e gatshme që Shtetet e Bashkuara të mos i “mbesin në krah” në luftën Ukrainë-Rusi.