Rreth 240 mijë ukrainas u larguan nga lufta drejt SHBA-ve, administrata Trump paralajmëron revokimin e statusit të tyre ligjor

Evropë

Rreth 240 mijë ukrainas u larguan nga lufta drejt SHBA-ve, administrata Trump paralajmëron revokimin e statusit të tyre ligjor

Më: 6 mars 2025 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që u larguan nga konflikti me Rusinë, tha një zyrtar i lartë i Trump dhe tre burime të njohura me këtë çështje, duke i vënë ata në një rrugë të shpejtë për dëbim.

Lëvizja e administratës Trump është pjesë e ndryshimeve të thella të programeve të migracionit të epokës Biden. Lëvizja, e pritshme për në prill, do të ishte një ndryshim i entusiazmit të madh me të cilin u pritën ukrainasit nën administratën e mëparëshme.

Rikthimi i planifikuar për ukrainasit ishte duke u zhvilluar përpara se Trump të grindej publikisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy javën e kaluar.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për t’i hequr statusin ligjor më shumë se 1.8 milionë emigrantëve të lejuar për të hyrë në SHBA sipas programeve të përkohshme humanitare nën administratën Biden, thanë burimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat