Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një postim në rrjetin social X, ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi të enjten në Bruksel, në Samitin e Këshillit të Evropës.
Zelensky shkruan se “e falënderova Emmanuelin për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor në mbështetje të Ukrainës dhe për nevojën e masave të reja dhe më serioze për të mbrojtur të gjithë Evropën: popujt tanë, institucionet tona dhe stilin tonë evropian të jetesës”.
“Kam zhvilluar një takim të veçantë me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të mbledhjes së Këshillit Evropian, që u mbajt sot në Bruksel. E falënderova Emmanuelin për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor në mbështetje të Ukrainës dhe për nevojën e masave të reja dhe më serioze për të mbrojtur të gjithë Evropën: popujt tanë, institucionet tona dhe stilin tonë evropian të jetesës.
Diskutuam për takimin që po përgatitet për më 11 mars, në nivel të përfaqësuesve ushtarakë të vendeve që janë të gatshme të bëjnë përpjekje më të mëdha për të garantuar në mënyrë të besueshme sigurinë në kuadër të përfundimit të kësaj lufte,” shkruan në rrjetet sociale presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.