Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare ‘të shqetësuar dhe të frikësuar’

Evropë

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare ‘të shqetësuar dhe të frikësuar’

Më: 9 mars 2025 Në ora: 10:16
JD Vance

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance pretendon se ai u përball me protestues pro-ukrainas në Cincinnati të shtunën, ndërsa po ecte me vajzën e tij trevjeçare, e cila u bë “gjithnjë e më shumë e shqetësuar dhe e frikësuar” nga britmat e tyre, tha ai.

“Sot ndërsa po ecja me vajzën time 3-vjeçare, një grup protestuesish ‘Slava Ukraini’ na ndiqnin përreth dhe bërtisnin ndërsa vajza ime bëhej gjithnjë e më e shqetësuar dhe e frikësuar”, shkroi Vance në X.

“Vendosa të flas me protestuesit me shpresën se do të mund të ndërroja disa minuta bisedë për ta duke e lënë fëmijën tim vetëm. Ishte një bisedë kryesisht me respekt, por nëse je duke ndjekur një 3-vjeçare si pjesë e një proteste politike, je një person i sëmurë”, shtoi ai.

Por protestuesit thonë se rrëfimi i Vance është një trillim dhe se ata kishin kaluar spontanisht nga zëvendëspresidenti në rrugën e tyre, për në një protestë aty pranë.

Një video gati tre minutëshe nga incidenti duket se tregon Vance të rrethuar nga Shërbimi Sekret ndërsa protestuesit e pyesin atë për luftën e Rusisë në Ukrainë, dhe tërheqjen e mbështetjes së SHBA.

“Ne mendojmë se është në interesin më të mirë të [popullit tonë] dhe sinqerisht në interesin më të mirë të ukrainasve që lufta të ndalet”, thotë Vance në një video të ndarë me median e Ohajos WCPO.

Vance gjithashtu thotë se Rusia “me siguri” pushtoi Ukrainën në vitin 2022, duke qenë në kundwrshtim me komentet e fundit të presidentit Donald Trump duke fajësuar Ukrainën për pushtimin.

Protestuesit i thonë atij “njerëzit po vdesin” dhe administrata po “shet” popullin e Ukrainës.

“Me respekt, zonjë, nuk jam dakord. Unë mendoj se ajo që ne po bëjmë është se ne në fakt po detyrojmë një zgjidhje diplomatike”, thotë Vance.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat