Në qytetin rus Voronezh, pjesëtarë të inteligjencës ushtarake ukrainase kanë arritur të “paaftësojnë” lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake.
Një burim i mirinformuar brenda inteligjencës ushtarake ukrainase, ka dhënë këtë informacion për Ukrinform.
“Në natën mes 5 dhe 6 marsit, HUR ka kryer një operacion special për të paaftësuar lokomotivën që transportonte armë dhe pajisje ushtarake nga kompanitë ruse, që më vonë janë dërguar në territoret e pushtuarve të Ukrainës”, u tha nga inteligjenca ukrainase.
Një akt të ngjashëm ukrainasit e kishin kryer midis 18 dhe 19 shkurt, ku agjentët e HUR-it sabotuan një depo municioni në Orekhovo-Zuyevo në rajonin e Moskës.
Asokohe pak ishte folur për këtë operacion, ndërsa inteligjenca ukrainase tani ka pranuar haptazi se qëndron prapa sulmit në Moskë.