Franca po përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe municioneve në Ukrainë pasi ndihma e SHBA-se mbetet e pezulluar, tha ministri i Mbrojtjes Sébastien Lecornu në një intervistë për “La Tribune Dimanche”.
Për të përshpejtuar mbështetjen, ushtria franceze po transferon pajisje më të vjetra, duke përfshirë tanke AMX-10RC dhe transportues të blinduar të personelit.
Për më tepër, Franca do të ndajë një paketë të re ndihme prej 195 milion euro (211 milion dollarë) këtë vit, e financuar nga interesi nga asetet e ngrira ruse.
Paketa do të sigurojë predha artilerie 155 milimetra dhe raketa AASM, të cilat përdoren nga avionët luftarakë “Mirage 2000” që Franca filloi t’i furnizonte Ukrainës në shkurt.