Presidenti letonez: Vendet evropiane të vendosin shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Evropë

Presidenti letonez: Vendet evropiane të vendosin shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Më: 9 mars 2025 Në ora: 15:25
Presidenti i Letonisë Edgars Rinkėvičs

Presidenti i Letonisë Edgars Rinkėvičs tha sot se vendet evropiane duhet të vendosin shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

“Vendet evropiane duhet absolutisht të vendosin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Evropa është mjaft e dobët ushtarakisht”, tha Rinkevich në një intervistë me Sky News.

Siç tha ai, vendet evropiane duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, duke marrë parasysh “ngritjet dhe uljet” e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara .

Letonia prezantoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për burrat në vitin 2023.

Për këtë vit ajo ka përcaktuar një buxhet për mbrojtjen prej 1.55 miliardë euro, që është 3.45 për qind e prodhimit të brendshëm bruto.

“Duke parë se çfarë po ndodh në botë, ne kemi marrë një vendim që duhet të ndjekin shumë vende të tjera evropiane”, tha Rinkevichs.

Sipas tij, SHBA-ja ka të drejtë që kërkon që të ndahen më shumë fonde për mbrojtje mes vendeve anëtare të NATO-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat